Ministri Blerand Stavileci ballafaqohet me vezët e Vetëvendosjes

0

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, është ballafaquar sot në Prishtinë me vezët e aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje.

“Vezë për Blerand Stavilecin

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, është një nga përgjegjësit për shkatërrimin ekonomik të Kosovës. Ai bashkë me Kryeministrin Isa Mustafa, u tërhoqën nga Ligji për Trepçën, meqë një gjë të tillë e kërkoi Beogradi.

E për t’i shkuar edhe më për shtati politikave të Serbisë mbi Kosovën, Ministri Blerand Stavileci dje në Beograd nuk guxoi asnjëherë ta përmend fjalën Republikë, pra nuk guxoi të thotë “Republika e Kosovës”, përderisa në anën tjetër Marko Gjuriq vazhdimisht i referohej Kosovës si Kosovë e Metohi.

Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s sot e gjuajtën me vezë këtë ministër, për t’i treguar edhe njëherë Qeverisë së Kosovës që pa u tërhequr nga marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi nuk do të ketë qetësi dhe rehati për ministrat e saj.

22 dhjetor 2015″, ka arsyetuar Vetëvendosje veprimin e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here