Ministri Bajrami bisedoi rreth hulumtimeve shkencore me shkencëtarin eminent Kokaj

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka pritur sot në një takim Prof. Dr. Jahja Kokajn, profesor i fizikës në Universitetin e Kuvajtit. Ministri Bajrami dhe Kokaj kanë biseduar rreth zhvillimit të sektorit të hulumtimeve shkencore në Kosovë. Bajrami e ka informuar Kokajn me zhvillimet aktuale në fushën e arsimit në Kosovë dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe përfitimit të rinjve nga përvoja dhe ekspertiza shumëvjeçare hulumtuese shkencore e Prof. Dr. Kokaj dhe intelektualëve të tjerë nga Kosova, të cilët jetojnë e veprojnë në shtete të ndryshme. Ministri Bajrami e ka falënderuar Kokajn për gatishmërinë e tij e të dhjetëra hulumtuesve tjerë shkencorë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit, për të dhënë kontributin në fusha të ndryshme shkencore. Prof .Dr. Jahja Kokaj, është nga Gjakova dhe njihet ndër shkencëtarët më eminent në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, i cili aktualisht jeton në Kuvajt dhe punon si profesor në Departamentin e Fizikës të Universitetit të Kuvajtit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here