Ministri Arsim Bajrami kërkon bashkpunimin e komunave për të pasur cilësi në arsim

0

MALISHEVË, 16 SHKURT – Në kuadër të shënimit të shtatë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka marrë pjesë sot në përurimin e dy shkollave në Malishevë. Janë përuruar objektet e reja të shkollave në Vërmicë dhe në Gollubofc. Shkollat e përuruara janë investim i Komunës së Malishevës. Shkolla në Vërmicë, ka një hapësirë prej 1500 metrash katrorë dhe buxhetit komunal i ka kushtuar rreth 330 mijë euro, ndërsa shkolla në Gollubovc, ka një hapësirë gjithashtu prej 1500 metrash katrorë dhe i ka kushtuar buxhetit komunal rreth 310 mijë euro. Në një takim paraprak, të ministrit Bajrami me kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj , ky i fundit ka kërkuar ndihmën e ministrit në përfundimin e insfrastrukturës shkollore. “Ne nuk kemi trashëguar pothuajse asgjë nga e kaluara, por sot jemi në përfundim të ndërtimit të të gjitha shkollave. Për të realizuar këtë, kemi nevojë edhe për mbështetjen tuaj, pasi interesi ynë është të ndërtojmë objekte shkollore me standarde dhe ta rrisim cilësinë në arsim”, ka theksuar Begaj. “Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit është e fokusuar në rritjen e cilësisë në arsim dhe në depolitizimin e tërësishëm të shkollave. Për këtë unë kërkoj edhe bashkëpunim nga ana e komunave, në mënyrë që ta rrisim cilësinë në arsim”, është shprehur ndërkaq ministri Bajrami. “Ne jemi të gatshëm që t’ju mbështesim dhe jemi të hapur për bashkëpunim, por kërkoj nga ju që të vazhdoni me mbështetjen në arsim. Unë planifikoj t’i takoj të gjithë kryetarët e komunave, me qëllim të bashkëpunimit sa më të mirë, e që përmes këtij bashkëpunimi të arrijmë të rrisim cilësinë”, ka shtuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here