Ministri Abrashi priti një delegacion të UNDP-së

0

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti sot në takim një delegacion nga UNDP të udhëhequr nga Olivier Adam, zëvendës Drejtor Rajonal për Evropë dhe ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik. Duke falënderuar UNDP-në për ndihmën e pareshtur që i ka ofruar Kosovës, Ministri Abrashi prezantoi para Adam projektet të cilat i ka ndërmarrë si ministër i MPMS-së, sfidat me të cilat ballafaqohet kjo ministri dhe iniciativat për të përkrahur bizneset që ndihmojnë grupet e ndjeshme shoqërore. “Zoti Adam nga ana e tij ofroi ndihmën e UNDP-së për MPMS-në dhe Qeverinë e Kosovës në përgjithësi dhe u interesua sesi mund të thellohet më tej bashkëpunimi i deritashëm”, bëhet e ditur në një njoftim nga MPMS.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here