Ministrat me disa vende pune, qytetarët me asnjë

0

VERËLINDA GASHI

Ministra e jo mahi, lum si ta! Ligji nuk e lejon por ministrat e deputetët e Kosovës kjo nuk po i ndalon, ata po vazhdojnë t’i mbajnë nga dy e tri poste pune. Ministrat e vendit tonë janë të angazhuar njëkohësishtë në dy ose tri punë në insitutcione shtetërore e private, mbajtja e tri posteve nga ministrat po lë shumicën e qytetarëve të përballen me varfëri sepse qytetarët nuk po kanë asnjë vend punë, përderisa ministrat e deputetët po arrijnë shuma të mëdha parash nga postet e shumta që kanë, ata nga këto përfitimecdo ditë e shkelin ligjin sepse ligji lejon vetëm një kontratë punë e jo më shumë kontrata. Puna e ministrit kërkon angazhim dhe përkushtim të madh, të udhëheqësh një ministriështë përgjegjësi, prandaj lind dilema se si mundet një ministër të ketë dy e tri vende pune dhe të jetë në gjendje t’i kryejë të gjitha me sukses të plotë pasi që do si do njëra punë mbetët pas dore, sepse përderisa një ministër është ligjërues edhe në Universitetin e Prishtinës, ai nuk mund t’ia dal të jetë në ministri dhe në universitet në të njejtën kohë, prandaj me mungesat e e tij në ligjërata , studentët janë ata që e pësojnë, sepse mbesin të papërgatitur dhe nuk arijnë njohuritë e duhura për atë lëndë. Ky problem qe po ndodhë në vendin tonë më mbajtjen e dy e tri posteve nga një ministër është për të të ardhur keq, sepse kjo po i privon kuadrot e tjerë të cilët po arrijnë formimin profesional nga e drejta që të kenë një vend pune ose të jenë në kërkim të punës. Sado që ata po kualifikohen në degë të ndryshme dhe po përgatiten për tregun e punës prapë se prapë po vazhdojnë të mbesin pa vende pune. Prandaj papunësia në vendin tonë është problemi kryesor si dhe faktor që kërkon një zgjidhje akute. Shteti është ai që krijon dhe i zhvillon ligjet për çdo kualifikim profesional, të jesh funksional në mbajtjen e disa punëve njëkohësisht është mungesë e bazës ligjore, sepse siç duket vetëm në vendin tonë ia dalin ta ndryshojnë, e të bëjnë ligje të reja, ose mos ta përfillin bazën ligjore, pra duke shikuar tërë këto, ministrat e deputetët do të duhej tëia lironin vendin ndonjë qytetari tjetër në njërin prej posteve të tyre. Prandaj përderisa vendi ynë nuk ka një stabiltet ekonomik e politik si dhe mungesë të mirëqënies sociale atëherë janë krerët e lartë të vendit të cilët duhet të gjejnë zgjidhje për probleme e jo të jenë ata vetë që sjellin këto probeme. Sepse më gjithë këto parregullësi nga shkalla më e lartë ose elita e shtetit tonë, dhe tërë këtë varfëri që shteti jonë ka, ne asesi nuk do të mundemi të zhvillohemi dhe të jemi si vendet e tjera europiane, sepse çdo ministër ose deputetët së pari është qytetar i Kosovës si gjithë të tjerët prandaj ai duhet të punojë që vendi jonë të ketë punësim, arsimim si dhe të drejta ligjore, e jo të punojnë në keqpërdorim të pozitave, dhe në mos zhvillim të vendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here