Minatorët mbetën në grevë , nuk e dëgjojnë Qeverinë

0

Mbi  400 minatorë të kombinatit metalurgjik “Trepça”, po vazhdojnë grevën edhe në ditën e dytë, duke kërkuar nga autoritetet kompetente që të miratojnë një ligj të veçantë, në bazë të së cilit ky kompleks të kaloj në pronësi të Qeverisë së Republikës se Kosovës.

Ahmet Tmava, drejtor i përgjithshëm në kombinatin “Trepça”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se minatorët janë këmbëngulës të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e kërkesës se tyre.

Ai thotë se mbetja e pozicionit të “Trepçës” nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), nënkupton pengim për zhvillimin e kësaj ndërmarrje.

Minatorët janë duke qëndruar në horizontin e tetë të minierës së “Trepçës”në Stantërg.

“Ky status i paqartë në një institucion që nuk jep hapësirë zhvillimi, duke qenë nën AKP, do të thotë të jesh i penguar për të ecur më tutje, është një mbijetesë e pa perspektivë, pa mundësi investimesh, pa mundësi të planeve zhvillimore. Elementi bazë është për të krijuar parim të zhvillimit”, tha Tmava.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here