Minatorët e “trepçës” ndërprejnë punën

0

Minatorët e Trepçës kanë ndërprerë punën të martën në mëngjes dhe janë ngujuar në njërin prej horizonteve të minierës në Stantërg, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ata kanë ftuar menaxhmentin e kësaj Ndërmarrje për të kërkuar nga ta sqarime shtesë në lidhje me zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

“Minatorët nuk e kanë të qartë çka ka po ndodhë me Trepçën dhe kërkojnë detaje shtesë nga menaxhmenti për të ardhmen e tyre”, kanë thënë burimet, duke shtuar se komplet menaxhmenti i kësaj ndërmarrje ndodhe në minierë. /KosovaPress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here