Mimoza Rexhvelaj: Poezia është stimul moral jo monetar

0

Poetja dhe studiuesja Mimoza Rexhvelaj është autore e katër librave, tri përmbledhjeve me poezi: “Dashuri, ti je mëkati im, “Fshima lotin” dhe  “Jepi fjalës kohë” si dhe studimit “Vështrim mbi poezinë e diasporës”.

Gruaja nga Fieri është vlerësuar me çmime e mirënjohje për krijimtarinë e saj si dhe është e njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në intervistë Rexhvelaj flet për raportin e saj me të shkruarit, ndikimin nga autorët e tjerë, relacionin me zhanret e tjerë, studimin e saj…

 

Pse shkruani? 

Poezia është ushqim për shpirtin. Është çlirim dhe ndjesi , për mua është dhuratë, dhunti për ta bërë jetën më të bukur, motiv jetësor. Shkruaj për kënaqsinë time dhe të atyre që gjejnë veten tek vargjet e mia.

Çfarë motivesh kanë poezitë e juaja? 

Jam zbiriluese e botës së brendshme, dua të ndriçoj skutat më të errëta të qenies njerëzore. Janë psikologjike, meditative, jetesore, une flas për dashuri , ndjenjë, dhimbje…këngë jete.

Çfarë ndikimi mendoni se mund të ketë poezia te njerëzit? 

I çlirion , është si një dritëz e vogël që ndizet kur bota shuan dritat . Është ‘katarisis’ është ‘balsam’ , është klithmë, është lot, magji, ënderr, unë mendoj se e kam aftësinë që të krijoj botën me ngjyrat që dua, me ngjyrat që lexuesi pëlqen . Të dhurosh shpirtin përmes poezisë , them që këtë e bëj.

Cilët autorë ju pëlqejnë, ndërkombëtarë po edhe shqiptarë? 

Janë shumë, nga fëmirija ruaj pishtar “Migjenin ” , “Shkrelin” , “Podrimen” ,”Camaj” them qe jemi me fat që i kemi .

Nga të huajte jam klasike .

A mund të jetohet sot nga arti i poezisë?

Jo , jo. Nuk jetohet me poezi, ajo ngelet art elitar, qershia mbi tortë por me stimul moral jo monetar .

A shkruani vetëm poezi apo edhe zhanre të tjera? 

Më shumë poezi dhe ese , por do provoj edhe zhanret e tjera .

-Cilat janë synimet tuaja si krijuese? 

Të kënaq lexuesin, të jem një emer i skalitur në letërsinë, dua të kem gjurmën time në qiellin me yje .

Keni bërë edhe një studim për poezinë e diasporës, cilat janë gjetjet që duhet përmendur?

Është e pamohueshme që shkrimtarët e diasporës kanë dhënë një kontribut të pasur jo vetem në letërsinë shqiptare por dhe atë nderkombëtare.

Por në universitetet tona ( fatkeqsisht) nuk flitet për poezinë e Diasporës, kultura jonë ngelet jashtë auditorëve, unë doja që zërat e diaspores të cicëronin mes studentëve , aty ku duhet. Shumë nga profesorët e mi nuk ua kishin dëgjuar as emrin ,Gjeke Marinaj, Kolec Traboini, Fatmir Terziu. Ndërsa tani ata janë pjesë e studimeve që do të pasojnë. Ata flasin me punën e tyre e unë krenohem që i kemi.

Arti që ato bëjnë është elitar i vlerësuar nga kritika, nga lexuesi i kualifikuar, nga çmimet, nga fryma e re, risitë dhe modernizmi, vargu i rafinuar dhe i skalitur deri ne prefeksion. Vjen i ëmbel dhe të prek shpirtin. Aty flitet se si dëshira për liri i detyron të arratisen nga Shqipëria duke vuajtur kalvarin e dhimbjeve pa fund dhe ngritjen drejt majave më të larta të vlersimit botëror.  Janë tre vatrat, e Amerikës, Anglisë, Greqisë, të mbledhur rreth tyre qe të gjithë bashkë kriojnë tablon e vendit tim të vogël me zemër të madhe .

Kolec Traboini ka një kontribut me vlera të veçanta tek shqitarët e Greqisë, nëpërmjet gazetës Egnantia, duke i dhënë zë dhe krah shqiptarëve, të cilët shkeleshin e përçmoheshin nga popullsia vendase. Ai u bë zë i shkrimtarëvë të shquar të së kaluares, që regjimi komunist i shkeli duke i sjellur kontributet e tyre nëpërmjet integrimit të dy fushave, ku Traboini dallon për vlera të veçanta, ai integron poezitë me kinematografineë, duke realizuar dokumentarë me metrazh të shkurtur dhe duke ringjadhur vlerat e harruara.

Gjekë Marinaj mbart vlera të padiskutueshme në letërsi. Ai sjell një frymë të re letrare, Protonizmin. Ai ka pasuruar bibliotekën shqiptare me përkthime të veprave letrare botërore dhe të kulturës shqiptare. Ai ka ngritur një urë lidhëse mes botës letrare amerikane dhe asaj shqiptare, duke përkthyer nga anglisht-shqip perlat e letërsisë, por dhe duke e bërë të mundur që emrat e shkrimtarëve shqiptarë, zërave më të mirë të kohës, të njihen nga lexuesi amerikan. Marinaj ka futur Kadarenë në programin e universitetit amerikan, ka botuar në anglisht bashkë me poetin e talentuar anglo-amerikan Frederick Turner tekstin  “Epika legjendare shqiptare”, që do të hyjë si tekst i rekomanduar universitar në vitin 2013. Duke mos mohuar vlerat e poezis unike.

Fatmir Terziu kontribon në fushën e poeziseë, tregimeve dhe rrëfimëve, duke i gërshëtuar me kontekstet filmike, për të treguar shqiptarin e vërtetë dhe të talentuar e dobiprurës, jo atë që përflitet dhe cenohet nga mosnjohja e realitet shqiptar, kontribut i padiskutueshëm është edhe përmbledhja e dy apologjive shqip- anglisht të mbledhura nga ai, në Mbretërinë e Bashkuar.

Kontribut i këtyre autorëve i ndihmon shqiptarët e diasporës të qëndrojnë të lidhur me identitetin e tyre të rrënjosur thellë në shpirt – të kenë shembuj pozitvë e suksesi në jetë. Janë hallka të fuqishme, që hapësira dhe koha nuk mund t’i shkëpusë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here