Mimoza Kusari në mes të dy ambasadoreve shqiptare në SHBA

0

Mimoza Kusari, kryetarja e vetme e një komune në Kosovë, e ka publikuar me mburrje një fotografi ku shihet me dy ambasadoret shqiptare që i përfaqësojnë dy shtetet e shqiptarëve në SHBA, Floreta Luli-Faber dhe Vlora Çitaku.

Në adresimin e saj me nyanca feministe ka tërhequr vëmendjen se “diplomacia shqiptare ka shansën unike të përfaqësohet dhe avansohet si duhet”. “Të dy Ambasadoret janë femrat e para të cilat përfaqësojnë shtetet respektive në Washington DC. Koha për kapitull të ri të diplomacisë shqiptare”, është shprehur ajo duke ju uruar “shumë fat dhe suksese zonjave Ambasadore”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here