Mimoza Kusari-Lila ndanë mirënjohje për artistët,krijuesit dhe mediat e Gjakovës

0

Në kuadër të aktiviteteve të Komunës në shënim të gjashtëmbëdhjetëvjetorit të çlirimit të komunës së Gjakovës, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka ndarë mirënjohje për krijues, artistë dhe media, të cilët pos arritjeve të tyre në sferat personale njiherit kanë qenë kontribues të ndryshëm edhe të aktiviteteve të organizuara nga Komuna, për çfarë kryetarja u është shprehur mirënjohëse dhe u ka uruar që edhe në të ardhmen të shquhen në zhanret e tyre në nivel vendi.

10922600_10153406529059855_8742816400655001895_n

Për këtë shquarësi, Komuna dekoroi me mirënjohje humoristin Besim Dina, kitaristin Agron Peni, krijuesin për Librin e Ginisit, Alket Pozhegu, Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova”, fotografin Shkelzen Rexha, gazetarin sportiv Artan Muhaxhiri, si dhe mediat Tv Syri Vision dhe Radio Gjakova.

11412340_10153406529224855_1384272536451298164_n
Humoristi Besim Dina ka falënderuar kryetaren Mimoza Kusari Lila dhe është shprehur se angazhimet dhe kontributi i mëtejmë do të jetë në vazhdimësi, përkundër barrierave që shfaqen për punë dhe arritje profesionale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here