Mimoza Kusari: “Gent Olloni asnjëherë nuk kërkonte, ai jepte nga vetja e tij”

0

Me organizim të Komunës së Gjakovës, sot në nderim të asambleistit Gent Olloni, është mbajtur mbledhje komemorative.
“Dje në mëngjes ishte gati e pamundur të mendonim se sot do të mblidheshim në mbledhje komemorative për Gentin, i cili iku dhe na la pa e kërkuar as ndihmën më të vogël nga ne. Fjalët e fundit i la. Ai u ngrit dhe foli. Foli për diçka që mendonte se është për të mirën e Gjakovës. Genti mori iniciativën të flasë ndër të parët për atë që mendoi se është në të mirën e Gjakovës, deshi të flasë që të mos i mbesë borxh askujt!”, ka thënë në fjalën e saj kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari. “Genti ansjëherë nuk kërkonte. Ai jepte nga vetja e tij. Sot, të paktë janë ata që japin aq sa ishte i gatshëm të jepte Genti”, e ka përshkruar karakterin e të ndjerit Olloni, ajo. Kusari ka folur edhe për jetën dhe pretendimet e tij njerëzore. “Puna dhe përkushtimi i tij treguan qe ai na kishte kursyer të gjithë neve por nuk e kishte kursyer vetën”, ka theksuar ajo. Shkuarjen e herëshme të asambleistit Genti Olloni që vinte nga subjekti politik AKR, kryetarja Kusari e ka ndërlidhur me muajt mortor që po i shënojmë këtyre ditëve duke theksuar se “Kosovës i duhen edhe heronjët e ditës së sotme, njëri nga të cilët ishte edhe Genti”.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal Luan Gola, në fjalën e tij mortore ka folur për jetën dhe për punën prej asambleisti të Gent Ollonit. Gola është shprehur i pikëlluar për ikjen kaq të herëshme të Gentit i cili ishte gjithmonë i gatshëm për të punuar dhe kontribuar në për të mirën e Komunës. “Genti tregoi se qytetaria dhe nderi janë virtyte të vlefshme të tij pa harruar misionin për të cilin ishte nisur.” theksoi ndër të tjera Kryesuesi i KK-së.
Në mbledhje komemorative, kanë mbajtur fjalë edhe Ali Tafarshiku, në emër të subjektit politik AKR, përfaqësuesja e kompanisë IPKO, Ardita Ramosaj, ndërsa në emër të familjes është shprehur Enver Olloni, vëllau i Gentit.
Me përfundimin e mbledhjes komemorative, na foajenë e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” janë bërë homazhe, ndërsa më pas në varrezat e qytetit është bërë varrimi i të ndjerit Gent Olloni.

olloni

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here