Mimoza Kusari e përfaqëson Kosovën në samitin ndërkombëtar të femrave kryetare

0

“E lumtur të përfaqësoj Kosovën si Kryetarja e vetme femër e një komune në Samitin Ndërkombëtar të femrave Kryetare në Stamboll”, ka shkruar Mimoza Kusari sot në Facebook.
Nikoqire e këtij organizimi merret vesh se është Kryetarja e Avcilar, Dr. Handan Toprak Benli, e vetmja Kryetare femër në rajonin e Stambollit nga partia e themeluesit të Turqisë Moderne, Kemal Ataturk. Kusari ka bërë me dije se kryetare komunash nga, India, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Bullgaria, Palestina, Polonia dhe përfaqësuese të Këshillit të Evropës janë duke marrë pjesë në Konferencë.
“Përkundër distancës gjeografike, ngjashmëritë janë të mëdha në mes nesh. Fakti se nuk kemi shumë gra në pushtetin lokal tregon se paragjykimet për rolin e gruas në urbanizëm, zhvillim lokal dhe përgjegjësi të plotë për një komunë, janë ende të forta gjithandej”, ka theksuar Kusari.
“Në Avcilar tregojmë pse paragjykimet nuk janë me vend. Më shumë fuqizim për gratë dhe rolin e tyre në shoqëri. Nuk ka forcë më të madhe se fuqia e gruas për t’u ngritur në shoqëri”, është shprehur ajo.

Mimi 2

Mimi 3

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here