Millosheviq: ‘Nuk do t’i provokojmë tifozët shqiptarë në Elbasan Arena’

0

Savo Milosevic, ka thënë se serbët kanë ardhur të luajnë futboll dhe se nuk do t’i provokojnë tifozët shqiptarë.

Ndeshja Shqipëri – Serbi do të zhvillohet sonte në Elbasan Arena duke filluar nga ora 20:45. Të shumta kanë qenë thirrjet e shqiptarëve që të ruajnë qetësin në Elbasan Arena edhe në rast provokimi të serbëve.

Mirëpo, nënkryetari i Federatës Serbe të Futbollit, Savo Milosevic, ka bërë të ditur se serbët kanë ardhur këtu të luajnë futboll dhe jo t’i provokojnë shqiptarët.

“Jemi të qetë dhe të fokusuar vetëm në ndeshjen e futbollit. Nuk do t’i provokojmë tifozët shqiptarët në Elbasan Arena”, ka thënë Savo Milosevic.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here