Millosheviçi vjen në Kosovë si emër rruge

0

Sllobodan Millosheviç do të vijë në Kosovë si emër rruge. Kështu ka vendosur Gradimir Mikiç, kryetar i Komunës së Ranillugut, raportojnë mediat. Ai ka vendosur që një rrugë ta emërtojë me emrin e e diktatorit serb, i cili është cilësuar si Kasapi i Ballkanit dhe që është përgjegjës për mijëra vrasje të kryera në Kosovë, Bosnjë, Kroaci…

Mikiq, nuk ka dashur të flasë për emërtimin e rrugës “Slobodan Millosheviç”, që do të bëhet në komunën, të cilën e udhëheq ai. “Dëgjo…, ky është profili im privat. Ju mund të publikoni që unë po sjell edhe jashtëtokësorin në Ranilluk. Ju gjithçka mund të shkruani”, ishte përgjigjja e tij dhënë mediave nga Facebook.
Zëdhënësi i Komunës së Ranilligut, Aleksandar Nedeljkoviç, ka thënë se njëra prej rrugëve do të emërohet me emrin “Slobodan Millosheviq”. “Po, jemi në proces e sipër, por që ende nuk është emëruar”, ka thënë shkurt ai.
Ndërkohë nga institucionet e Kosovës nuk ka një qëndrim lidhur me këtë plan të Komunës së Ranillugut.
Rrugë me emrin e diktatorit Milloveshiq nuk ka as në Serbi; sigurisht pushteti i atjeshëm nuk e toleron një gjë të tillë. Por kjo duket se do të tolerohet në Kosovë. Mikiç më herët kishte ofenduar njëjtë si bashkëkombësi i tij, Aleksander Jabllanoviç, nënat gjakovare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here