Militantët e ISIS-it e hedhin nga një shumkatëshe një homoseksual, pastaj e mbysin atë me gurë pasi e mbijeton rënjen

0

Militantët e ISIS-it e kanë hedhur një person nga maja e një ndërtese shumëkatëshe për shkak se ata besonin që ai është homoseksual. Njeriu të cilit i janë mbyllë sytë është mbajtur në krye të bllokut të gjatë në Raqqa, Siri, derisa rrëmbyesit e tij merrnin pamje dhe fotografi nga momentet e tij të fundit në telefonat mobil. Poshtë tyre qindra njerëz ishin mbledhur për të parë vrasjen barbare të njeriut që besohet të ishte rreth 20 vjeqar. Në anëtar i ISIS-it kishte një kamera të vendosur mbi tripod në maje të veturës për të fotografuar njeriun derisa ai po vdiste. Në mënyrë të pabesueshme viktima e ka mbijetuar rënjen nga ndërtesa por kjo e ka shënuar vetëm hapjen e rrugës për një ekzekutim të një forme tjetër. Derisa ai është shtrirë në tokë, burra me automatikë në shpinë, e kanë sulmuar trupin me gurë që po i merrnin nga një shportë plastike derisa janë siguruar se ai ka vdekur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here