Miliarderi Simson u dhuron pagë ekstra 800 mësuesve të matematikës

0

Mësuesit në Amerikë paguhen pak, në krahasim me kolegët e tyre në mbarë botën e zhvilluar. Jim Simons, themeluesi legjendar i “Renaissance Technologies”, dhe një matematikan i njohur, tani është duke bërë diçka në lidhje me këtë çështje.

Simson, kompania e të cilit kap vlerën e 22 miliardë dollarëve, ka vendosur që të dhurojë 15 mijë dollarë në vit, secilit prej 800 mësuesve të matematikës dhe të shkencës, në shkollat publike të Nju Jorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa po fliste në “Ted Talk”, ai është shprehur se këtë gjë po e bënë sepse mësuesit paguhen shumë pak në këtë shtet.

“Mësuesit jo profesionalë janë një problem i të gjithë komunitetit të arsimit, por ne duhet të fokusohemi edhe tek ata që e bëjnë punën e tyre në mënyrë shumë profesionale dhe të rregullt. Duhet të ndihmojmë mësuesit, në veçanti mësuesit e matematikës dhe të shkencës”, ka thënë Simson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here