Miliarderi norvegjez ofron 5 mijë dhoma pa pagesë në hotelet e tij për refugjatët

0

Miliarderi norvegjez, Petter Stordalen, pronar i zinxhirit të hoteleve skandinave “Nordic Choice Hotels”, ka premtuar 5 mijë dhoma pa pagesë në hotelet e tij për refugjatët me qëndrim të përkohshëm. Mbase për të dëshmuar vërtetësinë e ofertës së tij ai i ka pritur në një hotel të tij jashtë Osllos 50 refugjatë sirianë këtë të dielë, raporton “Aftenposten”, një gazetë norvegjeze.
“Bota po përjeton krizën më të madhe humanitare në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, Stordalen i ka thënë “Forbes”, duke shpjeguar vendimin e tij. “Është e pamundur të mos prekesh nga tragjedia njerëzore dhe me atë çfarë po ndodhë në Lindjen e Mesme.”
“Ata nuk mund të flenë në rrugë,” ka theksuar ai.
Stordalen ka shtuar se hotelet e tij janë koordinuar me policinë për çështje sigurie dhe me zyrtarët e emigracionit për t’u siguruar nëse refugjatët janë ushqyer si duhet.

Drejtoria Norvegjeze e Imigracionit i ka thënë agjensisë “France Presse” se e vlerëson ofertën e miliarderit norvegjez.
“Ne e vlerësojmë ofertën Z. Stordalens dhe do ta marrim atë në konsideratë nëse kemi situatë vërtetë urgjente”, Christine Wilberg, drejtor i Departamentit të Rajoneve, për pritje dhe kthim, i ka thënë gazetës “Newsweek”. “Gjëja më e rëndësishme tani, megjithatë, është për të gjetur strehim të përhershëm për refugjatët.”

Presskonferens 20121017 i Hyllie, Malmö, där fastighetsbolaget Annehem (ingår i skånska byggkoncernen Peab) och dess huvudägare Mats Paulsson (till vänster) tillsammans med norske hotelkungen Petter A. Stordalen presenterade ett avtal om att Annehem ska bygga ett 18 våningar högt hotell i Hyllie (granne med Malmö Arena och Emporia) som ska stå klart 2015 med Petter A. Stordalens hotellkedja Nordic Choice som hyresgäst. Foto: News Øresund - Jenny Andersson. © News Øresund. Bilden får fritt publiceras under förutsättning att källa anges (Foto: News Øresund + fotografnamn). Bilden får ej manipuleras. The picture can be used freely under the prerequisite that the source is given (Photo: News Øresund + the name of the photografer. Photo manipulation is not allowed. Set: Politics, Labour market Originalfil tillhandahålles gratis, kontakta: News Øresund, Malmö, Sweden. www.newsoresund.org News Øresund är en oberoende regional nyhetsbyrå som ingår i projektet Øresund Media Platform som drivs av Øresundsinstituttet i partnerskap med Lunds universitet och Roskilde Universitet och med delfinansiering från EU (Interreg IV A Öresund) och 15 regionala, icke kommersiella, aktörer.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here