Milazim Krasniqi: “Zgjedhjet në Serbi ndikojnë që të ketë zgjedhje edhe në Kosovë”

0

Analisti politik Milazim Krasniqi ka thënë se zgjedhjet politike në Serbi bëjnë që të ketë zgjedhje edhe në Kosovë.

“Kryeminsitri i Serbisë dhe partia e tij PPS (SNS) sot kanë vendosur që në Serbi të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për ne tash është pyetje e hapur se a do të ndikojë ky vendim në Kosovë, pra që edhe këtu të mbahen zgjedhjet e parakohshnme. Personalisht mendoj se kjo do të imponohet gjithqysh, pasi BE-ja e sheh Kosovën si një motër siameze të Serbisë. Prandaj, pavarësisht krizës aktuale që ka Kosova, duket se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. BE-së i duhen ekipe të reja me mandate të ri, për dialogun e ardhshëm dhe për integrimet e ardhshme. Kush e kupton më herët, më mirë i del hesapi”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here