Milazim Krasniqi thotë se lutet për shëndetin e Demaçit e paqen e Rugovës

0

Analisti Milazim Krasniqi e ka postuar një fotografi ku është bashkë me veprimtarin Adem Demaçin e ish-presidentin, Ibrahim Rugovën. Ai thotë se lutet për ta.

“Këta dy burra, ndonëse shumë të ndryshëm përnga fatet jetësore, mënyrat e mendimit e të veprimit politik, janë të pandarë e të pazëvendësueshëm në historinë e re të Kosovës. Kam pasur fat të bashkëpunoj me të dy dhe sot lus Zotin për ta: për shërimin e Bacit dhe për paqen e Ibres. (Pamje nga pritja në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, pas daljes së Adem Demaçit nga burgu.)”, ka shkruar Krasniqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here