Milazim Krasniqi: “Ndërtimi i shtetit ligjor dhe paditja e Serbisë për krime ia ndalë turrin fashizmit serb”

0

Analisti Milazim Krasniqi ka thënë se vetëm ndërtimi i shtetit ligjor dhe paditja e Serbisë për krime ia ndalë turrin fashizmit serb.

“Dënimi i Oliver Ivanoviqit ka ngjallur reagime histerike në Serbi. Marko Gjuriqi, si një papagalli i bezdisshëm, ka kërcënuar demek edhe me ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel!I gjithë ky histerizëm dëshmon se në Serbi asgjë nuk ka ndryshuar. Pra, as procesi i Brukselit dhe as karrotat e BE-së që i janë dhënë Serbisë, nuk e ka ndryshuar mendësinë e saj fashiste ndaj Kosovës. Serbia fashiste don që serbët e Kosovës të mbesin edhe më tutje mbi ligjin e jashtë ligjit. Fatkeqësisht, kjo mendësi do të mbetet kështu edhe më tutje. Deri kur? Deri sa të bëjmë shtet të fortë e të suksesshëm i cili i ndjek të gjithë kriminelët serbë, që kanë krye krime kundër shqiptarëve dhe poashtu e padit Serbinë për gjenocid. Pikë”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here