Milazim Krasniqi: “Ja çka duhet të bëhet në vend të zjarrvënies”

0

Analisti dhe profesori i Gazetarisë, Milazim Krasniqi, nuk i sheh të qëlluara metodat e opozitës që të zgjidhet kriza politike në vend. Ai propozon krejt tjetër rrugë.

“Për shtet me sovranitet duhet të ndryshohet Kushtetuta e Ahtisarit, me një kushtetutë që e pranon se ky është shtet i shumicës shqiptare dhe që eliminon të gjitha favoret abnormale që me të u janë dhënë serbëve. Me ndryshimet kushttuese duhet të bëhet dekriminalizimi i plotë i politikës dhe reforma rrënjësore zgjedhore. Pastaj zgjedhje të drejta e të ndershme. Kjo është rruga e duhur. Ndërsa, zjarrvënia si kjo e sotmja në godinën e qeverisë, është terror anarko-fashist, që shpie drejt dështimit të shtetit tonë, bash për qejfin e armiqve tanë”, ka shkruar Krasniqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here