Milazim Krasniqi i ashpër me Shpend Ahmetin

0

Analisti Milazim Krasniqi është treguar i ashpër me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin. “Mbrëmë e pashë në një tv Shpend Ahmetin duke qeshur. Nëse nuk ka qenë nga arkivi, atij duhet t’i vijë turp që qesh këto ditë, kur qytetarët e Prishtinës janë në gazep nga akulli nëpër trotuare. Fjala vjen, trotuari që merr nga semafori kryesor e përpjetë deri në Kodrën e Diellit, (veçmas para Qerdhes së Fëmijëve) është bërë si pistë për skijim. Të paktën para asaj qerdheje është dashur të hiqet akulli, bre!”, ka shkruar Krasniqi. Ai është babai i njërit nga ministrat e Qeverisë, Memli Krasniqit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here