Milazim Krasniqi: “Gjatë vikendit në QKUK plot të rinj të droguar”

0

Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, është shprehur i shqetësuar me gjendjen se si në QKUK gjatë netve të vikendit shkojnë aty persona të droguar.

Ai përmes një postimi ka thënë se prindërit, organet e shtetit po edhe qytetarët duhet të jenë më të përkushtuar në drejtim të asaj që të rinjtë të mos marrin drogë.

“Njëri nga mjekët më të mirë që punon në emergjencë të QKUK-së, ma tregoi një ditë se netve të vikendit, po u rritka shumë numri i të rinjev që shkojnë aty të droguar dhe i atyre që tentojnë të bëjnë vetëvrasje, edhe këta nga pasojat e drogave dhe alkoolit q ë konsumojnë. U trishtova. Dhe po mendoj: prindërit duhet të jenë më të vëmendshëm për fëmijët e tyre në fundjavë dhe policia duhet të rritë prezencën pranë lokaleve ky dyshohet se konsumohet drogë. Edhe të gjithë ne si qytetarë e si njerëz, bashkërisht, duhet ta luftojmë këtë fatkeqësi që po shkatërron jetët e shumë të rinjve tanë”, ka shkruar Krasniqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here