Milazim Krasniqi: Dhuna në protestë e komplikon gjendjen dhe është e papranueshme

0

Për protestën e së shtunës të cilën do ta organizojë opozita, ka shkruar edhe analisti, opinionisti dhe profesori universitar Milazim Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se çdo protestë paqësore është e ligjshme, duke ju referuar kështu që protesta e së shtunës duhet të mbahet e qetë, paqësore, pasi që liderët partiak gjithë ditën e kanë gojën e mbushur plotë me ‘’integrime evropiane’’, andaj edhe protestat duhet të evropianizohen dhe të mos jenë përçarje e me dhunë.

Ja postimi i plotë i Milazim Krasniqit:

‘’PËR EVROPIANIZIMIN E PROTESTËS, KUNDËR ARABIZIMIT TË SAJ
Çdo protestë paqësore është e ligjshme, nëse synon të përcjellë një mesazh pakënaqësie për punën e qeverisë, për gjendjen në shoqëri e në shtet. Por, ;do protestë që shfrytëzon dhunën për arritjen e qëllimeve, është e dëmshme dhe e papranueshme. Dhuna vetëm e komplikon gjendjen. Shkakton trauma dhe polarizim shtesë. Prandaj, të gjithë duhet të jemi kundër përdorimit të dhunës në protestë. Policia nuk duhet të jetë në asnjë rast cak i sulmeve, sepse është e jona. Nëse liderët partiakë e kanë gjithë ditën gojën plot “integrime evropiane”, atëherë edhe protestat duhet t’i evropianizojnë me paqe e mos t’i arabizojnë me dhunë. (16 prill 2015)’’, ka shkruar Krasniqi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here