Milaim Zeka:Salustro dhe Pasquero janë ata që fabrikuan gjithçka në rastin e grupit Drenica

0
Para disa ditësh u shpall vendimi i Gjykatës së Eulexit në Mitrovicë, ku Sami Lushtaku u dënua 12 vite. Sylejman Selimi 14. I gjithë procesi, fillim e mbarim ishte i montuar nga Mauricio Salustro dhe ndihmësi i tij, Alberto Pasquero.

Kush është Salustro, e kush është Alberto?

Për Salustron ekzistojnë një milion dyshime dhe njëmijë fakte, se ai ka qenë në krye të mafisë së UNMIK-ut në Kosovë, mafi të cilën e instaloi pastaj në Eulex. Ky ish gjykatës i UNMIK ut, i cili pastaj kaloi si kryeprokuror në Eulex, në rrjetin ndërkombëtar të instaluar në Kosovë, pseudonimin e ka pasur Doktorri. Përmes një oficeri të lartë të policisë ndërkombëtare, poashtu italian, i cili quhej Pacineti, kishte arritur të fuste në grackë me dhjetra peshqi të mëdhenjë të Kosovës, të cilëve, fillimisht u hapte dosje, pastaj i akuzonte, pastaj i dënonte, e fare në fund i rruante me para.

Brenda rrjetit të tijë mafioz, kishin rënë edhe një grup i madh i avokatëve të Kosovës. Ky grup, sipas burimeve tona brenda eulexit, është duke u hetuar që një kohë të gjatë.

Të paktën tre emra avokatësh të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me këtë rrjet mafioz po hetohen që një kohë të gjatë; Ata janë: A. V., T.G. dhe M.H.

Këta avokat, si dhe nëntë të tjerë, nuk kanë pranuar të deklarohen rreth këtyre akuzave, duke e ditur që dhënja e ryshfetit poashtu është vepër penale.

Për Salustron gjithashtu ka dëshmi, se ka vjedhur komplet dosjet e UNMIK-ut dhe Eulex-it, edhe i ka dorëzuar tek prokurori për krime të luftës në Beograd.

Zëvëndësi i tijë  Alberto, poashtu ka punuar dhe është rekrutuar nga BIA serbe, sipas një burimi të policisë, i cili ka qasje në burimet e sherbimeve ndërkombëtare. Pra, dy prokuror italian, dy të korruptuar, dy të dyshuar për bashkëpunim me Beogradin, kanë qenë hartues të kësaj dosje dhe të këtij dënimi.

Strategji e gabuar e avokatëve

Zakonisht avokatët e Kosovës, jo të gjithe, po pjesa dermuese e tyre, nuk janë palë mbrojtëse, po janë palë qethje e klientëve. E para, asnjë klient nuk e din se sa është tarifa e një ore konsulte me një avokat, të paktën unë nuk kam  pa një gjë të tillë. P.sh. në Londer, ose në Stokholm, puna e parë që bënë avokati të tregon se sa kushton një orë pune e tijë.

Këtu tek ne është ndryshe. Gjërat shkojnë kutrrum. Avokati të thotë 100, 000.00 euro,50 mijë për mu, 50 mijë për gjykatësin. Kështu bëhën pazaret. Prandaj është fundosur drejtësia.

Përpos kësaj, në shumicën e rasteve që kam asistuar, avokatët nuk janë kapur fare tek deshmitë dhe provat. përkundrazi. Ata kanë foluar për klientët e tyre si “burra të ndershëm”, “luftëtar trima”, njerëz që “nuk kanë bërë krime sepse nuk e lejon tradita shqiptare dhe kanuni”, e budallaki të tjera me bollëk, që jo vetëm të shkaktojnë dhimbje koke, por edhe të qeshura për njerëz normal.

Avokatët e Sami Lushtakut kanë pasur në dorë një kartë të fortë për ta luajtur, të cilën e kanë injoruar plotësisht. Sami Lushtaku e din fare mirë se cila kartë e ka shpëtuar atë në rastin e Gjygjit me Jeta Xharrën. Po të mos ishte ajo dëshmi, se padia ishte bërë për hakmarrje private, sigurisht që sot do ishte i dënuar edhe prej atij Gjygji. Për këtë ka dëshmi.

Tani në rastin konkret, dihet që Salustro, përpos që ma kishte thënë me gojë se “do ja hamë bullicat  Sami Lushtakut”, ai kishte dërguar njerëz për t’i kërkuar 1 milion euro zotit Rukolli, në mënyrë që të hudhej poshtë padia ndaj Sami Lushtakut.

Zyrtar të lartë të Eulexit, në krye me prokurorin finlandez që po e heton Salustron, i kanë kërkuar Sami Lushtakut të dëshmoj këtë histori, por ai ka refuzuar, ne emër të Besës. Edhe unë e kam lutur Rukollin të deshmoi për një gjë të tillë, po edhe ai ka refuzuar.

Tani kam një pyetje për çdo student të thjeshte të juridikut, se lërë më për jurista, avokat, gjykatës e prokuror: Po sikur pala mbrojtëse të zbulonte motivin e akuzës, që janë një milion euro të kërkuara nga ana e Salustros, a do te dënohej Sami Lushtaku?! Unë them që jo. Deshmitar ka pasur për këtë çeshtje, mirëpo këshilla e disave që i thonin Rukollit dhe Sami Lushtakut “mos trego se zbulohemi të gjithë”, e kanë bërë atë që të heshtë për faktin kryesor që do ta shpëtonte atë.

Gjykatësit e Eulexit në këtë proces me siguri kanë marrë informacione se në grupin e mbrojtjes së Grupit të Drenicës, ka avokat që janë fërkuar bythëve me nderkombëtarët, duke i korruptuar ata dhe vetën. Vetëm ata që janë të korruptuar e këne keshilluar  Sami Lushtakun dhe të tjerët qe të mos zbulojnë aferat e tilla të poshtra, të cilat do të benin Eulexin me u dridhë, po edhe Brukselin me u marrë shumë më seriozisht me Gjykatës të tille, të cilët ndjekin linjën e prokurorëve, të cilët nuk mund të deshmojnë me asnjë argument akuzat të cilat i ngrisin.

Sami Lushtaku e ka thënë vetë, se nesë vërtetë ai ka vra një njeri me duar të lidhura, pak i ka 12 vite burg, por të dënohet njeriu vetëm pse dikujt i teket që të dëshmoi kundër tij, vetëm sa për të fituar një vendqendrim jashtë Kosovës, kjo është e pafalshme për drejtesinë.

Dua t ia rikujtoj një dicka trupit gjykues në rastin e Sami Lushtakut: Kur është vra kryeministri i Suedisë, Olof Palme, në Stokholm të Suedisë, gruaja e kryeministrit, Lisbet Palme, tha që ishte Cristofer Peterson që e ka vra burrin e saj. Gjykata e shkallës së parë e denoi me burg të perjetshem “vrasësin”, por Gjykata e shkallës së dytë, nuk i besoi deshmisë së asaj.

Sami Lushtaku, në asnjë Gjykatë të vendeve perendimore, nuk do të dënohej as me tri orë burg. Përkundrazi, do te dënohej deshmitari i tij për deshmi të rrejshme, bashkë me prokurorin Salustro, i cili e ka pergaditur deshminë e tij.

Krejtë në fund : Po të shqetësoheshin të gjithë politikanët tanë, deputet e ministra, komondant e qytetar, për ta vënë  në dritë rastin e Vellezërve Ramadani, rasti që në opinion njihet si rasti Kiqina, ju garantoj që ata djem nuk ka rendësi që po rrinë pafaj në burg që 13 vite, po do të shpëtohej drejtësia. Atentati i parë ndaj drejtesisë është bërë tek rasti i tyre, po të gjithë kanë heshtur, duke thënë, ishalla vetëm mu nuk më prekin.

Rezultat i kësaj heshtje, po na vjen edhe Gjykata Speciale, argat kryesor i të cilës janë politikanët shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here