Milaim Zeka:”Mero Baze do të jetë dëshmitar i mbrojtur i Gjykatës Speciale të Kosovës”

0

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar ndaj intervistës së Mero Bazes të dhënë në emisionin Komitet, duke shpalosur fakte të reja për vrasjet që kanë ndodhur në kohën e luftës.

Zeka e ka lidhur gazetarin Mero Baze me shërbimin sekret serb e grek dhe ka thënë se ai është edhe dëshmitar i mbrojtur i Gjykatës Speciale, e cila prite të themelohet gjatë këtij viti në Kosovë.
Madje, Zeka e ka quajtur të sëmurë mental Mero Bazen.
“Mero Baze, te cilin ne e merrnim si te semur mental, çka nuk shpikte. Ai për përfitim parash, sebashku me nje gazetar tjeter, dhe disa te Birnit, shpiken teorine e vjedhjes te organeve”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, Mero Baze, në emisionin Komiteti, ka thënë se Milaim Zeka kishte përpiluar listat për vrasjen e kundërshtarëve politik të krahut të luftës në Kosovë. (klikoni këtu për të parë deklaratën e Mero Baze)

Lexojeni të plotë reagimin e Milaim Zekës
Mero Baze deshmitar i mbrojtur i Gjykates Speciale
Mbreme, ne baze te pjeseve te shkeputura nga gazeta express, pash qe Mero Baze, paska folur per shume vrasje, te cilat i din.
E para, Mero Baze, duke qene njeri i oborrit te Sali Berishes, ka vite e vite qe shkruan dhe vjelle helem, kunder padronit per te cilin ka punuar. E verteta e largimit te tije nga Berisha ishte se kishte ardhur informacioni se ai ishte rekrutuar nga sherbimi sekret serb dhe ai grek, per te spiunuar Berishen, dhe per ta perqare sa me shume krahun e luftes ne Kosove.
Madje, permes urdherit te Tomas, i cili organizoj vrasjen e maqedoneve ne Shkup, per t ua lene shqiptareve, Mero erdhi ne Shkup, e zhvilluan filmin me fotografite lakuriq te Edi Rames, dhe pastaj udhetoi per Selanik, dhe prej andej i publikoj. Kete po e tregoj per here te pare.
E dyta, duke e ditur se une punoja per mediumet me te fuqishme boterore, vraponte gjithe diten, sikur mazi mbas peles, dhe me thoshte: hajde na jepni ndonje lek ju perendimoret, ne ju shesim informacione. Po per cfare informacione e ke fjalen Mero? Dhe ja fillonte: po ja psh ju tregoj se Berisha e ka vra Azem Hajdarin. Ju tregoj se Berisha e ka dhane urdherin per vrasjen e Ali Ukes, dhe permes Flamur Gashit, i ka percjelle dhe e ka arrestu Hashim Thacin dhe Bashkim Thacin te ura e Lanes ne Tirane.
Une ju tregoj, vazhdonte Mero Baze, se si Berisha eshte takuar me Millosheviqin ne Shen Naum te Ohrit, bashke me Kiro gligorovin. Pastaj dha urdher per vrasjen e Remzi Hoxhes. Madje kerkonte 100 000 dollar per te na treguar vendin ku ishte varrosur Remzi Hoxha. Here thoshte ne Laguna te Lezhes, here ne Dajt te Tiranes.
Mero na thoshte se Bujar Bukoshi e ka vra Ahmet Krasniqin, ngase ia kishte dhënë gjoja 40 milion për armë. Pastaj natën që ishte vra Ahmet Krasniqi, Ishte arrestua Xhavit Haliti, por ishte liruar me intervenim të Sokol Poges dhe Sokol Bares.
Mero Baze, te cilin ne e merrnim si te sëmur mental, çka nuk shpikte. Ai për përfitim parash, sëbashku me një gazetar tjetër, dhe disa të Birnit, shpiken teorinë e vjedhjes të organeve.
Tash prapë paska shpik gjera rreth vrasjes te Enver Malokut. E paska gjete vrasësin: Azem Syla. Edhe vrasësit e Ahmet Krasniqit i paska gjete.
Edhe për mu tha se paskam bere lista për me vra Bujar Bukoshin, Halil Bicajn dhe gazetare që i përkrahin këta dy. Ani këto lista i paskam publiku në TVSh. Halil Bicen e kam takuar në Tiranë dhe vazhdoj ta kem mik. Edhe Bujar Bukoshi është gjallë. Edhe TVSh akoma ekziston.
Paska harru me tregu kësaj radhe se si “e kam rrah” në Rambuje. Paska “harru”!
Ne fund po i them tri gjera:
1. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë prokuror, se përndryshe o ish dashtë të arrestohej ai, ose ne që përfolmi.
2. Asnjë medium publik as privat nuk e kish transmetu këtë interviste pa verifikim të fakteve, mirëpo ata politikan që bëjnë presion pse nuk po dalin në fillim të lajmeve po kah mesi, ata mendojnë që kjo punë është hajgare.
3. Nëse Mero Baze, meqenëse e tha vet qe unë vet paskam publikuar këto lista në tvsh, e dokumenton këtë gjë, unë do largohem nga jeta publike, dhe kurrë nuk do te punoj me si gazetare.
Ne një vend normal, edhe ai redaktor që ka nënshkru për transmetimin e këtij emisioni, e para do duhej të shkarkohej nga Bordi i RTK-së, e dyta do duhej të përgjigjej penalisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here