Milaim Zeka:”Gano,lexoje këtë dokument dhe sqarohu me shefin tënd”(Hashim Thaqin)

0

Gazetari i emisionit “Pa rrotlla”, Milaim Zeka i ka dalë në mbrojtje të futbollistit  Valon Behrami, i cili u sulmua ashpër nga një zyrtari i lartë i PDK-së, Gani Koci.

Zeka i kujton Kocit se shefi i tij e pat emëruar në një pozitë të lartë qeveritare; “udbashin”, axhën e Behramit.

Ja reagimi i plotë i Zekës.

Pse po sulmohet futbollisti Valon Behrami?

Me thene te drejten, e kam lexuar e rilexuar ate shkrim, edhe prap nuk e kam besuar, qe Gani Koci, mund te sulmoje nje futbollist aq te talentuar, i cili ne menyren me te mire po e perfaqeson Zvicren dhe Kosoven, neper gjithe boten. Nuk e besoja dot, sepse Gani Koci, ka vuajtur shume vite ne burg, pikerisht per lirine e fjales, si dhe te drejten qe ai dhe te tjeret te mendojne lirshem per cdo gje.

Valon Behrami, sebashku me femijet tane qe jane lindur, rritur dhe shkolluar jashte teritorit te Kosoves, natyrisht qe kurre nuk duhet ta harrojne ate qe kane marre aty ku kane lindur. Ai vend u ka dhene gjithecka: shkolle, edukate, civilizim, karriere, fame, dhe dashuri per cdo gje.

Sa i perket sulmit te Gani Kocit rreth axhes se Valonit, une po e publikoj nje dokument, i cili flet sa nje milion fjale te Gani Kocit, edhe po e beje vetem nje pyetje: Si ka mundesi qe shefi yt, pra Hashim Thaqi, e ka emeruar axhen e Valonit ne nje pozite kaq te larte? A i bie kjo, qe shefi yt, pra Hashim Thaqi, paska emeruar ne poste super te larta udbash-a? Nese eshte e vertete, njeri nga ju te dy duhet te jape pergjegjesi: O ai qe paska futur udbash-a ne keto pozicione kaq te rendesishme, ose ti qe po njollos njerez vetem pse po te teket. Ne rastin konkret: ke njollosur nje futbollist pa bigori hak, sepse ai nuk eshte pergjegjes ne menyre absolute se cfare kane bere as nena, as babai, e lere me axha, apo dikush i rrethit te tij te ngushte. Prandaj Gano, lexoje kete dokument dhe sqarohu me shefin tend, para se me fol.

Ky dokument mban daten 29 shtator 2010, nr 05/146, ku qeveria per anetar te Keshillit te Agjencise per Mbrojtjen e te dhenave Personale, per Mbikqyres Shteteror, emeron Zt. Avdi Behrami.

Hashim Thaqi, kryeminister.

Lexoje, edhe kerkoj falje edhe Hashim Thaqit, edhe Valon Behramit, ose ish Kryeministri te te kerkoj Ty falje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here