Milaim Zeka:Bujar Bukoshi e quante Rugovën “të sëmurë mental”

0

Në debatin ndërmjet ish-shefit të SHIK-ut, Fatos Klosit, dhe disa anëtarëve të LDK-së përkitazi me deklaratën e Klosit se “Rugova udhëhiqte politikë pa krye” apo edhe akuzat se Klosi ka gisht në vrasjen e ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit, Ahmet Krasniqit, u deklarua edhe gazetari Milaim Zeka.

Sipas Zekës, Klosi nuk paraqet problem, sepse problem më i madh për LDK-në atë kohë ishte Bujar Bukoshi. Për ato që thotë shprehet se ka edhe dëshmitarë.

Postimin e tij në rrjetin social në Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë:

“Cfare kane te perbashkete disa mbrojtes te Rugoves me Milloshevicin?!

Kur ndodhi masakra ne Prekaz, 7 mars 1998, Robert Gelbart, me 9 mars, kishte hyre me fotot e trupave te vdekur, dhe e kishte akuzuar shume rende. Milloshi ja kishte kthyer: Ne kemi dashur t’i shpetonim civilet, ngase i kishte kidnapuar terroristi Adem Jashari. Merrne me mend se cfare aresyetimi dhe cfare justifikimi!!!

Tash nja dy llafe, te cilat do duhej t’i thoshte Bajram Gecaj e Adnan Merovci. Besa edhe Isa Mustafa.
Keto fjale po i shkruaj per burrat dhe grate e mencura dhe te sinqert te LDK-se. Po shkruaj per ate pjese qe e kane dashur me zemer Ibrahim Rugoven.

1. Bujar Bukoshi me Qeverine e tije ja kane nderpre telefonat Ibrahim Rugoves dhe Enver Malokut.

2. Bujar Bukoshi e ka pas hapur llafin qe Rugova eshte i semur mental.

3. Bujar Bukoshi e ka lane Ibrahim Rugoven dhe grupin e tije pa bileta, pa pagese te hoteleve.

4. Bujar Bukoshi i ka ftohe mardhenjet ne mes Berishes dhe Rugoves, te cilet as qe kane fole ne mes vete.

Kaq kesaj here. Deshmitare per krejte kete i kam: Zenel Kelmendin, Ali Aliun, Hafiz Gagicen, Avni Spahiun, Alush Gashin, Jusuf Buxhovin, Bajram Gecin, Skender Hysenin, Adnan Merovcin, e plote te tjere.

Deshmitare u gjeje sa te doni, ama bythe per huazim nuk kam. Me fole nuk po guxojne. Keta qe po flasin, po rrejne. Ju keni probleme ne mesin tuaj, Klosi nuk eshte kurfare problemi” 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here