Milaim Zeka, Visar Ymerit: “Mashtrues, pse nuk po i përmend edhe hajnat e opozitës?”

0

Gazetari Milaim Zeka e ka quajtur kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin, mashtrues. Sipas tij, Ymeri i përmend për korrupsion vetëm eksponentët e partive në pushtet, por jo edhe ata të opozitës. Zeka e ka ftuar Ymerin në emisionin e tij që të japë përgjigjje për këto çështje.

POSTIMI I ZEKËS NË FACEBOOK:

Visar Ymerin e VV, ose e ka leshu memorja, ose po mashtron e po e rren opinionin!

E lexova nje postim te kryetarit te VV, Visar Ymerit, kunder “zhvatesve qe flasin per korrupcion”. Te gjithe i gjuan me rende, prej Isa Mustafes, deri te Hashim Thaqi e Kadri Veseli. Edhe mire ua bene.

Po ama ky Visar Ymeri, harron me permend Fatmir Limen kur flet per “Bechtel Enken” e per asfalt. Harron me thane te verteten qe ai ka qene kryesori per kete pune.

Harron me permend Visari qe ne procesin e privatizimit kane qene te perzier, madje forte rrast AAK-ja. Ne qeveri e neper borde.

Visari harron me permend qe edhe disa krere te larte te VV kane qene te zhytur ne krimin e privatizimit, te lidhur direkt me Fatmir Limen dhe pehlivana te tjere te PDK se.

Visar Ymeri, bane mire me i thirre ne biseda informative do deputet te VV, edhe do deputete, qe kane restorane edhe ne Shqiperi, e me i pyet qysh bre e bat gjithe ate kapital pa punu kurr asnje dite, madje as te rrasat e Gllareves?!!!

Visar, ti je djale e meqem. Nuk besoj qe te ka leshu memorja. As nuk besoj qe ke dashte qellimisht me rrejt. Ti ke dashte me mashtru opinionin, i cili gjerat qe une i permenda, i din shume mire.

Keto pyetje kisha pas qef me ti ba perball meje, tek emisioni im, ku po te ftoj publikisht qe te vish…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here