Milaim Zeka, Vetëvendosjes: “Lerëni përrallat!”

0

Gazetari Milaim Zeka po mendon që lëvizja Vetëvendosje duhet të lë përrallat patriotike dhe të merret me probleme konkrete të qytetarëve. Ai ka gjetur shkas që të japë leksione për këtë subjekt pas një tribune me qytetarë që ata kanë organizuar sot në Prizren. Zeka ka komentuar në profilin e tij në Facebook.

KOMENTI

“Pse nuk pajtohem rreth Zajednices me Visar Ymerin?!!!

Kryetari i VV, perseri ne Prizren, ashte mundu me ua mbushe mendjen disa qytetareve, se Zajednica, jo vetem qe eshte e demshme per Kosoven, po madje ate do ta njohin shume ma shume shtete se sa e kane njohur pavaresine e Kosoves.

Sinqerisht, kjo pjesa e dyte nuk ashte fare e vertete, ndersa per pjesen e pare, eshte loja: Luaje mace kryet.

Ja po e marre nje shembull te thjeshte. Po e ftoj komplet kryesine e VV, po shkojme ne Prizren, ju folni per Zajednicen, une po flas per: Kush e ka vjedhe pasurine e qytetareve qe 15 vjet?!

Kush e ka shenderru Prizrenin ne qytet te fajdeve dhe vrasjeve?!

Kush e ka ba Prizrenin arene te rrahjeve, therjeve me thika, te droges e prostitucionit?!

Si ka mundesi qe per vite te tera po rrin ne pushtet nje kryetar hajdut?!

Si ka mundesi qe Gjykates e Prokuror jane bere pjese e krimit?!

Si ka mundesi qe vrases e drogirash ndertojne dhoma speciale neper burgje?!

Keto jane vetem disa pyetje Visar, per te cilat kerkojne jo pergjigje, po zgjidhje, qytetaret e Prizrenit e krejte Kosoves.

Kuptoje Visar, qe do “jarana” tu, anetare te te gjitha partive, nuk e kane hallin e Zajednices, as te kufijeve, as te popullit, po vetem me ba lluge, ne menyre qe te bllokohet zbatimi dhe veprimi i Gjykates Speciale!!!

Ky eshte halli i tyre. Kuptoje ti, Glauku, Liburni, Iliri, Puhia, Shpendi. Kuptojeni ju cka nuk e keni vjedhe pasurine e ketij populli. Leni perrallat patriotike, se jemi lodhur. Tregojuni shqiptareve qysh me ba shtet ligjor.

Kaq per sot…”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here