Milaim Zeka: “Vetëm një forcë e re politike, 50 përqind nga Kosova, 50 përqind nga Diaspora, mund ta shpëtojn këtë vend!”

0

Gazetari Milaim Zeka është i mendimi se vetë një subjekt i ri politik mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza. Sipas tij të gjitha alternativat aktuale vetëm janë zëvendësim i të keqes me të keqe.

Komenti i plotë:

Zoti hajr e bafte. Qe u ba lluge, lluge u ba. Qe eshte tuj u zi ky popull, eshte e vertete. Qe Qeveria po mundohet me mbulu te keqen ne kete vend, me gjethen e fikut, edhe kjo eshte e vertete.
Ama qe kemi ardhe ne ate derexhe qe cka thote Qeveria per opoziten, e opozita per Qeverine, me kane krejte e sakte, edhe kete te gjithe po e dime.
Imagjinoni kur Fatmir Lima flet per asfalt kualitativ e Kreret e Vetevendosjes flasin per demokraci?!!!
Imagjinoni kur behet demostrate kunder Enver Hasanit, a njeri e ka kry mandatin? Me demostru kunder Ministrise te Drejtesise, e cila 70 perqind udhehiqet nga nderkombetaret, kurse pozita dhe opozita, nga 15 perqind.
Me protestu kunder menaxhmentit te RTK-se, pa treguar as minimumin e te vertetes, ku 50 perqind udhehiqet nga Zhbogari me company, 50 perqind nga pozita dhe opozita. (Shpejte do te dale me liste dhe fakte se kush kend e ka sjellur me urdhera ne RTK) dhe pa treguar se si duhet me funksionu ky medium, edhe kjo eshte e pafalshme.
Prandaj u bashkohem zerave te shqiptareve, te cilet jo vetem mendojne, po jane te bindur perpara Zotit dhe Kosoves, se vetem nje force e re politike, 50 perqind nga Kosova, 50 perqind nga Diaspora, munden me shpetu kete vend.
Kjo force politike, duhet te betohet perpara Zotit, Kosoves dhe Prokurorit te shtetit, se kurre, ama kurre, nuk ka per ta keqeperdorur, parane publike!
Cdo alternative tjeter, eshte me zevendesu te keqen me te keqe!
Populli po thote: Keq per keq, jemi mesuar me keta qe i kemi siper. Populli po thote: Keta po na vjedhin e po na rrafin hu gardhi, po me ba me ardhe do te opozites, hunin ne bythe kane me na ngule!
Prandaj thash: : Zoti hajr e bafte…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here