Milaim Zeka takon Riza Jonuzin, i cili e mohon se ka tradhtuar Grupin e Kumanovës

0

Riza Jonuzi nga Kumanova u përfol si personi që ka mundur t’i tradhtoj djemtë e grupit të armatosur që luftuan me forcat policore maqedonase.

Jonuzi në një intervistë për emisionin “Parrotlla”, e ka mohuar pretendimin se ai ka tradhtuar Grupin e Kumanovës. Sipas tij, Mirsad Ndercaj njëri nga të varët, ishte mik shumë i ngushtë i tij. “Gjysma ime ka qenë Mirsad Ndrecaj”, ka thënë ai.

Gazetari Zeka ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, ku paralajmëron intervistën e realizuar me Jonuzin, në një vend ku ai po fshihet nga autoritetet maqedonase.

“Përpos ngushëllimeve që u shpreh familjareve, thotë se trima si Mirsad Ndrecajn dhe Bege Rizaj, rrallë lindin në trojet shqiptare.

Babain e Mirsadit e kam pasur si gjysmën e babait tim. Mirsadi ka qenë gjysma ime”, shkruan Zeka duke cituar fjalët e Jonuzit thënë në intervistën për “Parrotlla”.

Tutje, Zeka bënë të ditur se Jonuzi në këtë intervistë ka treguar edhe shumë detaje për luftën e vitit 2001 në Maqedoni, arrestimin dhe dënimin e tij dhe të Mirsadit për luftën atje, e të tjera të ngjashme. lm

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here