Milaim Zeka: “Shteti shqiptar e arrestoi Ramushin ditën që e barti trupin e Luanit të vrarë”

0

Gazetari Milaim Zeka ka treguar se si shteti shqiptar e kishte arrestuar Ramush Haradinajn ditën qe ai e kishte bartuar me orë të tëra trupin e vëllaut të tij të vrarë, Luan Haradinaj. Zeka në një postim në Facebook, ka thënë se bashkë me Haradinajn ishin arrestuar edhe dëshmorët e mëvonshëm Fehmi e Xhevë Lladrofci. Sipas tij, kishte qenë presioni i fshatarëve shqiptarë që ata të liroheshin. Zeka ka thënë se Luan Haradinaj është një nga bijtë më të mëdhenj të kombit shqiptar.

Postimi i Zekës 

Luan Haradinaj – krenarija jone kombetare

Luani eshte padyshim, njeri nga bijte me te medhenje te kombit shqiptar. Me gjakun e tij, ne kufirin Kosove-Shqiperi, u vulos largimi i atyre gureve dhe xhembave qe padrejtesisht na ndane plote nje shekull.

Sot, bashke me te, une kujtoj Xheve Lladrovcin, Fehmi Lladrovcin, shume burra te tjere, te gjalle e te vdekur, qe ishin nisur bashke me te. Kujtoj Rafet Ramen e plagosur.

Sot, me respekt te madh per ate kohe, kujtoj Ramush Haradinajn, i cili plote shtate ore e barti mbi kurrizin e tije, neper bore e neper bjeshke, trupin e Luanit, vetem qe trupin e tije te mos e mirrnin forcat serbe. Kjo eshte faqja e bardhe e historise.

Ju tregoj edhe per faqen e zeze te shtetit shqiptar.

Mbasi kishin arritur ne Krume, me trupin e Luanit te vdekur, policia e shtetit shqiptar kishte marre nje depesh nga policia serbe, se nje grup terroristesh kishin kry nje sulm ndaj ushtareve serb, dhe ishin futur ne teritorin e Shqiperise. Ne zbatim te urdherit, arrestohen: Ramush Haradinaj, Fehmi Lladrovci, Xheve Lladrovci, e ndoshta edhe ndonje tjeter.

Me ta marre vesh fshataret e Krumes, kishin rrethuar policine dhe i kishin liruar te burgosurit.

Ky eshte pra turpi i atyre qe drejtonin shtetin ne ate kohe.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/milaim-zeka-zbulon-nje-histori-te-padegjuar-per-vrasjen-e-luanit-dhe-vuajtjet-e-ramush-haradinajt-ne-shqiperi-99105/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here