Milaim Zeka nxjerrë në shesh edhe një teori të re konspiracioni lidhur me grupin e Kumanovës

0

Gazetari Milaim Zeka, në profilin e tij në Facebook shkruan se “Grupi i Kumanovës” ka shtrirje në gjithë hapësirën shqiptare. Ndërsa, shton se ky grup është përgjuar nga 30 shërbime të vendeve ballkanike dhe Perëndimore. Sipas Zekës, që nga viti 2013 është përgjuar Mirsad Ndrecaj e pastaj i gjithë grupi.

Ja postimi i plotë i Zekës:

“Cfar sulmi po pergaditej ne Kosove?
Grupin e Kumanoves, i cili ka shtrirje ne gjithe hapesiren shqiptare, ka nje nr te madh te antaresise. Ky grup, edhe pergjuar nga minimum 30 sherbime te vendeve ballkanike dhe ato perendimore.
Njeriu i cili eshte futur nen pergjim, qysh ne vitin 2013, ka qene Mirsad Ndrecaj, pastaj i gjithe grupi.
Sipas nje axhenti te nje sherbimi sekret perendimor, vend mik i shqiptareve, ky grup po blinte arme ne Shqiperi, po edhe ne Kosove.
Afer kufirit ma Maqedonine ishte krijuar nje baze e madhe e armatimit.
Ky grup, vazhdon burimi yne, ka pasur ne plan qe te sulmonte edhe burgun per siguri te larte ne Kosove, per t i liruar disa te burgosur, ish luftetar te UCK-se. Burimi yne thote se politika e Gjyqesise te Unmikut ka qene qe te denoi sa me shume ish ushtare, pa asnje prove.
Prandaj, thote burimi, qeveria e Tiranes, Prishtines dhe Shkupit, jo vetem qe kane pasur njohuri per keto grupe, por ka ditur ne detaje edhe per akcionet ne Kosove dhe Maqedoni.
Duke pasur gjithe keto njohuri, normalisht qe edhe infiltrimet nuk kane qene te veshtira. Te pakten nje zyrtar i larte i sherbimit maqedon, me kombesi shqiptare, ka pasur takime te rregullta me grupin.
Dihet edhe manipulimi dhe loja qe eshte bere me para.
Ne procesin gjyqesor ne Maqedoni, thote burimi, do te dalin te gjitha pergjimet dhe detajet e tjera…”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here