Milaim Zeka nesër paralajmëron “tërmet” në Qeverinë e Maqedonisë

0

Gazetari Milaim Zeka nesër parasheh se do të ndodhe një “tërmet” në Qeverinë e Maqedonisë. Sipas tij dita e martë është ditë e bestytinëve që Gruevski do të lutet por lutjet e tij nuk do të pranohen.

“Neser pritet nje termet ne Qeverine e Gruevskit?
Ardhja e Komisionerit Evropian ne Shkup, neser, dite e marte, do ta dridhe me nje termet, fillimisht te vogel, qeverine Gruevskit.
Dita e marte, ne bestytnine e nenave tona, eshte dite e lige. Madje me kujtohet, kur isha femi, qe nena, ndjese paste, refuzonte te lahej ne banjo. -Zoti na ruajte nga te ligat e dites se marte, thoshte ajo.
Edhe Gruevski munde te lutet neser, mirepo ne baze te informacioneve qe kemi, veshtire se do t i pranohet lutja.
E para, faktori shqiptar eshte bindur se duhet krijuar nje qeveri kalimtare, pa Gruevskin si kryeminister.
E dyta, vete fakti qe takimi do te mbahet ne Seline e BE se, flet carte se Brukseli as qe don te shkele ne zyrat e nje Qeverie qe organizoj dhe shkaktoi tragjedine e Kumanoves.
Renja e kesaj Qeverie, do te zbuloje shume krime te tjera, jo vetem brenda, po edhe jashte Maqedonise” ka shkruar Milaim Zeka në profilin e tij nëFacebook.

Ndryshe nesër pritet që kriza në Maqedoni të përfundje në prani të komisarit Han dhe katër liderëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here