Milaim Zeka: Edhe Kadri Veseli, edhe Hashim Thaçi, për shumë gjëra janë nxënës të mi

0

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar në rrjetin e tij social pas një takimi dhe një debati që kishte me një lider politik. Ky lider në sy të amabsadorit të Shqipërisë e kishte akuzuar gazetarin Zeka se ai po e sulmon Bashën e Berishën i paguar nga kryekuvendari Kadri Veseli.

POSTIMI

A me rregullu jeten apo shpirtin?!
Para dy ditesh, ne Emerald Hotel, ishim ne nje pritje qe organizoi ambasada kroate, me rastin e pamvaresise.
Takova shume miqe vendor dhe nderkombetar, te cilet kisha vite pa i pare.
Ne mesin e tyre, takova edhe njerin prej lidereve te nje partie politike. Ne prezencen e ambasadorit te Shqiperise, me kritikoi per sulmet qe po ia beje Lulzim Bashes, dhe Sali Berishes. Doren ne zemer me erdhi mire, por u zhgenjeva ne paragjykimin e tije, se per keto shkrime po me paguaka kush tjeter, pos Kadri Veseli. E shikoja dhe e degjoja, e prap nuk munde ta besoja qe nje ish luftetar aqe i madh, mundet me u shenderru ne nje injorant edhe me i madh.
Po te jemi realist, edhe ai, edhe Kadri Veseli, edhe Hashim Thaci, per shume gjera, jane nxenes te mi.
Kurr ne jeten time nuk kam bere me porosi te askujt. Po ta beja nje gje te tille, sigurishte qe do isha shume i pasur. Sigurisht qe do ta rregulloj jeten, po do e prishja shpirtin tim.
Kete nuk e beje per miliardat e botes.
Po e mbylle shkrimin me nje thenje te urte kineze. Kjo thenje shkon per ata qe jane bere miliardera te paslufte: Nje krevat mundesh me ble 50 mij euro, po gjumin nuk munde ta blesh me asnje para te botes…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here