Mike Tyson e Lenox Lewis në një meç ekzibicional në shtator

0

Mike Tyson ka konfirmuar se meçi i tij i radhës do të jetë ndaj Lennox Lewis në shtator.

Fillimisht besohej se do të zhvillohej trilogjia me Holyfield, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi pasi ky i fundit do të ndeshet me Kevin McBride.

Në një intervistë të fundit me TMZ, Tyson u pyet se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës në botën e boksit dhe deklaroi se ka një plan për të luftuar me Lennox Lewis.

“Unë do të luftoj me Lennox Lewis”, tha Tyson në Los Angeles, transmeton lajmi.

Kur u pyet kur do të zhvillohet periudha, Tyson thjesht tha: “Shtator”.

Nëse lufta do të realizohet, do të ishte hera e parë në më shumë se 18 vjet që Lewis do të jetë përsëri në ring.

Tyson dhe Lewis janë ndeshur në ring më 8 qershor 2002 ku kishte fituar me nokaut Lewis në raundin e 8-të në duelin që parashihej tëzugjaste 12 raunde.

Tani pas 19 vjetësh, kur Tyson ka 55 vjet e Lewis 56, meçi mund të jetë vetëm ekzibicional.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here