Mike-gjeli pa kokë, apo “Mrekullia Mike”

0

Mike- gjeli pa kokë, që ka jetuar nga muaji prill 1945 deri në mars 1947, gjithashtu i njohur si “Mrekullia Mike” ishte një gjel i racës Wyandotte që ka jetuar për 18 muajë pasi i është hequr koka nga pronari i tij.
Me 10 shtator 1945 fermeri Lloyd Olsen nga qyteti Fruita-Colorado e SHBA-ve kishte planifikuar të hajë një darkë me njerkën e tij dhe kishte dalë në oborr me gruan e tij që t’i ndillte pulat. Olsen e kishte zgjedhur për “kurban” një gjel 5 muajsh e gjysmë që e kishte emëruar me emrin Mike. Por dora e fermerit nuk ishte treguar precize dhe nuk e kishte prerë si duhet kokën e gjelit. Sopata nuk kishte arritur ta prejë venën e qafës së gjelit duke e lënë një vesh dhe pjesën më të madhe të trurit të paprekur. Kjo i kishte mundësuar gjelit që t’i ruaj fuinksionet mototike(pra të lëvizjeve)gjersa ishte formuar një mbipksje për të parandaluar atë që të ngordhë nga gjakderdhja.
Përkundër dështimit të përpjekjes së Olsenit për të ia prerë kokën gjelit, Mike ishte edhe më tej i aftë që të mbajë balancën dhe të ecën në mënyrë të ngathët. Ai përpiqej t’i pastrojë pendët, të qukisë për ushqim dhe të këndojë, megjithëse me sukses të limituar, këndimi i tij vinte si një gurgullimë tingujsh që dilnin nga fyti i tij. Në këtë mënyrë kishte jetuar për 18 muaj, deri në mars të vitit 1947 si një shfaqje atraktive e veqantë në jugperëndim të Amerikës
Kur ky xhel nuk kishte ngordhur Olsen kishte vendosur të kujdesej për të në mënyrë permanente. Ai e kishte ushqyer atë me një përzierje qumshti dhe uji dhe i jepte kokrra të vogëla gruri.
Mike gjeli pa kokë tani është një instiutcion në Fruita të Colorados. Me një përvjetor “Dita e Mike-gjelit pa kokë” e cila mbahet në fundjavën e tretë të majit që nga viti 1999.
Mike-gjeli pa kokë ka shërbyer si inspirim edhe për vepra arti.

Mike 3

Mike 1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here