Mihajloviq rikthehet në vendlindje pas 24 vjetësh

0

Me kapele e një palë syze dielli, për të mos u njohur, Sinisa Mihajloviç, aktualisht trajner i Milanit, është rikthyer në vendlindje, për herë të parë pas 24 viteve, në shtëpinë e tij në Borovo, Kroaci, nga e cila u largua së bashku me familjen në vitin 1991 pas shpërthimit të luftës.

I shoqëruar nga i vëllai dhe një gazetar i të përditshmes serbe, “Kurir”, ish-lojtari i Interit është rikthyer aty ku ai kaloi rininë e tij, duke vizituar shkollën e tij të vjetër fillore, si dhe fushën e futbollit të Borovos, ku hodhi hapat e para si futbollist, transmeton Top Channel.

Arsyeja e rikthimit për Mihajloviç ishte e qartë: “Dua të mbaj në kujtesë fotot dhe kujtimet e mia dhe jo ato të një qyteti të shkatërruar”. Gjatë vizitës ka pasur lot dhe emocione.

Pas largimit nga Borovo, Mihajlovic e vazhdoi karrierën e tij si futbollist te Crvena Zvezda, ku u bë kampion i botës dhe i Europës, duke i hapur rrugën një karriere të madhe në futboll.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here