Migrantët arabë, më të përfaqësuarit në deliktet seksuale

0

Sulmet ose ngacmimet seksuale të regjistruara ndaj vajzave në natën e Vitit të Ri në Këln kanë sensibilizuar shoqëritë perëndimore kundër kësaj kategorie, deri tash jo shumë të përmendur të delikteve të krera nga të huajt.

Duke u ndërlidhur me këtë dukuri të shënuar në Gjermani, mediet zvicerane kanë kërkuar në statistikat kriminale dhe kanë gjetur se edhe në Zvicër, të huajt janë të mbipërfaqësuar në deliktet seksuale. Në fakt siç shkruan gazeta «Schweiz am Sonntag», deliktet që hyjnë në kategorinë «Integriteti seksual», të regjistruara në vitet 2012, 2013 dhe 2014 proporcionalisht janë kryer dukshëm më shpesh nga të huajt e regjionit arab, gjegjësisht të Afrikës së Veriut.

Gjithsej gjatë kësaj periudhe janë bërë 5912 kallëzime penale për vepra të tilla, transmeton albinfo.ch. Por shtetasit e Tunizisë kanë qenë 79 herë të paditur për deliktet nga kjo kategori, ata të Marokut 47 herë, të Algjerisë 36 herë, të Irakut 56 dhe të Sirisë 20 herë. Këta numra, llogaritur në numrin e përgjithshëm të shtetavse te këtyre vendeve në Zvicër janë shumë të mëdhenj. Kështu, nëse llogaritet paraqitja e e një delikti të tillë në 100 mijë banorë, kemi 32 zviceranë të akuzuar. Ndërsa te tunizianët kjo shifër do të dilte 354 (dhjetë fish më e lartë se te zviceranët), te algjerianët 280, te irakianët 252, te marokenët 196 dhe te sirianët 100, shkruan gazeta.

Por, radhitja e këtyre shifrave kërkon kujdes në nje pikë: të huajt dhe sidomos ata të ardhur në valët e fundit të refugjateve nga vendet e përmendura arabe janë pothuaj të gjithë meshkuj dhe të rinj, të moshës aktive dhe kjo vetvetiu e shton numrin e të përfshirëve në veprat penale të përmendura.

Edhe sa u përket delikteve veçanërisht të rënda si përdhunimi ose detyrimi seksual, të huajt përbëjnë shumicën e kryesve. Kështu, te përdhunuesit, të huaj përbëjnë 66 për qind dhe te detyruesit seksualë, 55.

Ekspertët e shpjegojnë paraqitjen e shpeshtë të delikteve seksuale te të rinjtë nga zonat e caktuara, me figurën e femrës e cila në këto vende është e nënvlerësuar. Në raport me këtë vlerësim, një kategori meshkujsh nga ky regjion tregon sjellje të dhunshme ndaj gruas edhe në vendet ku migron.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here