Migjen Shala, i pari i FSK-së, pas tij Besnik Nebihu dhe Elvis Hasanaj

0

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ndau sot çmimin ,,Ushtari më i mirë në FSK,2015’’, për ushtarin Migjen Shalen, në një ceremoni solemne të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, pikërisht për shpallen e ushtarit më të mirë të garës së sivjetme.

Aktiviteti i shpalljes së rezultateve të garës për ,,Ushtarin më të mirë 2015’’, u mbajt në Komandën e Brigadës për Mbështetje Operacionale, ku u ndanë tri çmimet e para dhe me nga një mirënjohje u nderuan të gjithë garuesit. Në ceremoni morën pjesë oficerë të lartë të FSK-së, si dhe oficerë dhe nënoficerë ndërkombëtar.

Në fjalën e rastit, në këtë aktivitet, gjeneral Rama tha se ndjehet tejet i lumtur që ushtarët të cilët kanë garuar gjatë këtyre ditëve, kanë treguar profesionalizëm, përkushtim, dhe njohuri shumë të mira të shkathtësive ushtarake. Komandant Rama më tej shtoj se: ,, Bazuar në rezultatet e arritura, mund të them se ne gjithë jemi fitues e gjithashtu, Ju keni dëshmuar që ne si forcë e re jemi në rrugë të mirë të ngritjes së kapaciteteve tona, dhe ushtarët tonë janë të përgatitur, të motivuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi të reja.’’ Në vazhdim, gjenerallejtënant Rrahman Rama iu drejtua ushtarëve që sfiduan garën për ushtarin me të mirë, me këto fjalë: ,,Ushtarë të nderuar, ju me përkushtimin e dhënë gjatë kësaj gare jeni bërë shembull për gjithë ushtarët e tjerë. Gjithashtu, ju keni vendosur standard të lartë për gjithë ushtarët e tjerë.’’ Në fund të fjalës së tij, gjeneral Rama tha: ,,Vetëm kështu, duke i ngritur standardet ne ecim drejt përmirësimit dhe zhvillimit të forcës. Jam i bindur që ky shpi
rt garues do të vazhdoj të rritet dhe përcillet në gjeneratat e reja që vijnë pas juve.’’

Gjithashtu në aktivitetin solemn me rastin e shpalljes së rezultateve të garës: ,,Ushtari më i mirë 2015’’, foli edhe rreshter majori i FSK-së, Genc Metaj i cili së bashku me rreshterët e brigadave dhe njësive ka qenë i angazhuar gjatë gjithë kohës së zhvillimit të garës në njësi, brigada dhe në fund në nivel të FSK-së. Rreshteri Metaj tha se ndjehet i lumtur që gara e vitit 2015 ka shkuar mbarë dhe rezultatet e arritura sot po prezantohen këtu para të gjithë eprorëve dhe se kjo garë është motivim për ushtarakët e FSK-së.

Në fund të ceremonisë u shpallën edhe emrat e fituesve të garës, në vendin e parë sipas rezultateve të arritura në gjitha disiplinat u përzgjodh, ushtar Migjen Shala, nga Brigada për Mbështetje Operacionale në vendin e dytë, ushtar Besnik Nebihu, nga po e njëjta brigadë, kurse, vendi i tretë i takoi Elvis Hasanajt, nga Brigada e Reagimit të Shpejtë.
Çmimet kryesore i ndau, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Atasheu ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), kolonel Chad Batts, dhe rreshter majori i FSK-së, Genc Metaj. Gjithashtu të 22 ushtarët garues nga të gjitha brigadat e FSK-së u nderuar me nga një mirënjohje për pjesëmarrje.

Për tri ditë me radhë, 22 pjesëtarë të përzgjedhur të të gjitha njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës (Komandës së Forcave Tokësore, Brigadës për Reagim të Shpejtë, Brigadës për Mbështetje Operacionale dhe Komandë së Doktrinës dhe Stërvitjes), garuan dhe sipas rezultateve të tyre të arritura, nesër pritet që të shpallet ushtari më i mirë.

Ushtarët u testuan në këto lëmi: Navigim tokësor (ditën dhe natën), gjuajtja me armë të gjata, test fizik, kalimi i poligonit me pengesa, test me shkrim në njohuri të përgjithshme ushtarake, marshim në distancë të gjatë me ngarkesë, etj.

Gara e FSK-së, për ushtarin më të mirë, është organizuar për herë të dytë në FSK. Garën e vitit të kaluar e pati fituar tetar Binak Podrimqaku, i cili në këtë muaj do të marrë pjesë në garën ndërkombëtare të ushtarëve më të mirë që do të mbahet në Republikën e Kroacisë.

Migjagjeni 2

migjeni 2

fsk

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here