Migena Vllaçaj: “Synoj të jem imazh i mediave shqiptare e pse jo dhe të huaja”

0

Migena Vllaçaj nuk e kishte pritur çmimin për Intelegjencë që e kishte fituar në garën “Miss dhe Mister Pavarësia, që ishte mbajtur muajin e kaluar. “Nuk ka pasur moment më emocionues për mua se sa që ka qenë ai çast”, ka treguar ajo.

Ajo në një intervistë ka thënë se i pëlqen Tirana si një metropol për mundësitë që i ofron. Ka thënë se në Shqipëri nuk i pëlqen politika e ditës, ngase sipas saj nuk është në nivelin e saj të mirë. Njëzet e trevjeçarja nga Kukësi ka treguar se planet e saj për të ardhmen janë që të vazhdojë të jetë pjesëmarrëse e garave ku prezantohet bukuria.

Keni marrë një çmim në organizimin “Miss dhe Mister Pavarësia”, a e keni pritur?

Në organizimin e “Miss dhe Mister Pavarësia”,  mora çmimin e inteligjences. Në fakt nuk e prisja fare këtë çmim, sa që nuk ka pasur moment më emocionues për mua se sa që ka qenë ai çast.

Kush jeni jashtë skenës ku prezantohet bukuria?

Jashtë skenës ku prezantohet bukuria jam një vajzë e thjeshtë, shumë e dashur që përveç karrieres, punoj edhe në një dyqan për rroba femrash, ku kënaqësia ime më e madhe janë relatat që kam unë me klientët e mi.

Pse zgjodhët të studioni për Hortikulturë?

Kam zgjedhur të studioj Hortikulturë, sepse më pëlqen të merem me dekorimin e mjedisit,më pëlqen bukuria e natyrës.

Keni një idol në profesion që ju frymëzon?

Nuk është se kam një idol që më frymëzon në profesion.

Në fushën që lidhet me bukurinë cili është suksesi juaj më i madh?

Suksesi im më i madh që lidhet me bukurinë është çmimi që mora për intelegjencë, sepse përfaqësohem si një vajzë e zgjuar dhe në paqe me njerëzit e tjerë.

A ndiheni më mirë në Kukës apo në Tiranë?

Më mirë në fakt ndjehem në Tiranë, sepse duke qenë se është metropol ke hapësira për çdo gjë, kurse Kukësi është një qytet verilindor që si çdo qytet i vogël ekzistojnë akoma ato tabutë. Gjithsesi unë ndjehem shumë krenare për qytetin tim dhe më pëlqen shumë, sepse është dhe vendlindja ime.

 A i kushtoni kohë leximit?

Po më pëlqen leximi dh saherë që gjej kohë i përkushtohem.

Çfarë nuk iu pëlqen në Shqipëri dhe për çfarë e doni Shqipërinë?

Në Shqipëri nuk më pëlqen politika. Kjo sepse politika aktuale më shumë po e fundos popullin shqiptar se sa që po ofron ndonjë zgjidhje. Shqipërinë e dua, sepse është një vend me një popull ku nuk ka diskriminim racor, diskriminim  fetar etj.

Po në Kosovë keni qenë ndonjëherë?

Në Kosovë kam qenë me mijëra herë pasi kam dhe të afërm atje.

Si është një burrë ideal në mendjen tuaj?

Burri im ideal? Një njeri i thjeshtë,të më respektoj, pastaj të më do, të di qe të kesh një grua nuk do të thotë ta ketë shërbëtore po shoqe të jetes, ku ajo do i japë kënaqësinë e te qenurit baba i fëmijëve.

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Planet e mia për të ardhmen janë, të punojë në një punë shtetërore për atë shkollë që kam mbaruar. Po, planet e mia vazhdojnë të jenë për modelizem, konkurime në gara të bukurisë,dhe të jem imazh i mediave shqiptare e pse jo dhe të huaja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here