MIE dhe UP “Hasan Prishtina” nënshkruajnë marrëveshje për përkthimin e legjislacionit të BE-së

0

“Përkthimi i legjislacionit të BE-së (acquis communautaire) është një pjesë e rëndësishme e punës që ne duhet bërë në procesin e integrimit evropian. Ky është një proces serioz sepse jemi të obliguar të përkthejmë të gjithë legjislacionin e BE-së në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri i Ministrisë së Integrimeve Evropiane(MIE), Bekim Çollaku sot në një postim në Facebook. “Kjo kërkon kapacitete profesionale vendore të trajnuara dhe të dedikuara për këtë detyrë të rëndësishme”, ka shtuar ai, për të dhënë lajmin më pas. “Andaj sot jam shumë i lumtur që në emër të Ministrisë për Integrim Evropian nënshkrova një marrëveshje në këtë fushë me Rektorin e Universitetit të Prishtinës z. Ramadan Zejnullahu. Kjo marrëveshje do të krijoj mundësi bashkëpunimin ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Ministrisë për Integrim Evropian me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për përkthimin e legjislacionit të BE përmes trajnimit të stafit dhe studentëve të degës Master për Përkthim, pranimin e studentëve për kryerjen e praktikës në Ministrinë e Integrimit Evropian dhe formave tjera të bashkëpunimit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here