Microsofti përgatitet për “sulmin” e ri në tregun botërorë të quajtur “Microsoft Wifi”

0

Microsofti ka njoftuar se e ka ndërmend të bëhet shërbyes global i internetit duke lansuar shërbimin e quajtur Microsoft WiFi.

Detajet e këtij projekti janë publikuar kur zëdhënësi i kompanisë konfirmoi për faqen VentureBeat se gjiganti amerikan po planifikonte lansimin e këtij shërbimi.

“Ne mund të konfirmojmë se jemi duke punuar në shërbimin e ri, të quajtur Microsoft WiFi, e që do të sjell WiFi te miliona njerëz”, ka thënë zëdhënësi. “Për detajet tjera do të flasim më vonë”.

Microsoft WiFi pritet të jetë një multi-platformë që do të përkrahet nga sistemet operative iOS, Android, Mac dhe Windows.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here