Michelle Obama, çizme 4 mijë euro

0

Ajo është një prej femrave më me influencë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama rrëmben gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj në intervista të ndryshme.

Ajo vlerësohet lartë për faktin se i ka qëndruar shumë në krah bashkëshortit të saj, Barack Obama, veçanërisht në kohën sa ishte në pushtet.

Michelle së fundmi botoi librin e saj autobiografik ‘Becoming’. Libri në fjalë zbulon detaje të shumta nga e kaluara e saj në Shtëpinë e Bardhë, fëmijëria, adoleshenca, e deri te kurorëzimi i dashurisë së saj me Barack Obamën.1 of 7  

Në këtë libër, Obama gjithashtu flet për herë të parë për abortin që ka përjetuar, dhe vështirësitë që ka pasur për sjelljen në jetë të dy vajzave të saj Sasha dhe Malia.

Vëmendje të madhe në paraqitjen e saj televizive, mori edhe paraqitja ekstravagante, me një fustan të verdhë dhe çizmet e gjata me shkëlqim. Michelle mbante veshur një fustan të verdhë, nga koleksioni pranveror “Balenciaga”, që pritet të dalë në shitje në 2019.

Ndërkohë, ato që tërhoqën vëmendjen ishin çizmet e saj plot shkëlqim të së njëjtës markë, të cilat kushtojnë rreth 4 mijë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here