Meta rreth delegimit të kompetencave nga Rama te Cakaj

0

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me delegimin e kompetencave të ministrit të Jashtëm nga ana e Kryeministrit Edi Rama, zëvendës ministrit Gent Cakaj.

Ai tha se Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.

“Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Meta, teksa ishte i pranishëm sot në një aktivitet në Kamëz.

Gjatë ceremonisë për marrjen e detyrës së ministrisë së drejtuar deri më tani nga Ditmir Bushati, Rama tha, “Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin e Kryeministrit dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme ia delegoj kompetencat e mia për përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare, zëvendësministrit Gent Cakaj”.

Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here