Meta: Doshi më tha se donte ta vriste kunati i Berishës, po pengon qëllimisht të vërtetën

0

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është përgjigjur sot për akuzat e ngritura nga Tom Doshi, duke thënë se ky i fundit ka dashur vetë që të mos zbardhet e vërteta. Meta thotë se ka qenë në dijeni të kërcënimeve por përpara 5-6 muajsh, Doshi ka thënë se porositësi ishte Agim Rama, kunati i ish-kryeministri. Gjithashtu tha se nuk habitet nga deklaratat e akuzat e rënda nga Doshi. “Si kryetar i Kuvendit, pjesën serioze unë e kam konsumuar prej kohësh. Kur u njoftova për shqetësimin e deputetit Tom Doshi, se ndaj tij po përgatitej një atentat dhe se porositësi ishte kuanti i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Agim Rama u takova me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Atë kohë më thanë se për eliminimin e tij dhe deputeti Fufi, do të paguheshin 500 mijë euro, me qëllim destabilizimin e vendit. Qëllimi tjetër ishte që të më akuzonin mua në të gjithë këtë histori. U kërkova autoriteteve që të zbardhnin të vërtetën dhe të merrnin masa ndaj personave që morën porosinë. I vetmi person që ka penguar zbardhjen e kësaj çështje ka qene vetë Tom Doshi.

Veprimet e mia kanë qenë të përgjegjshme dhe ligjshme. Nuk e di interesin e Doshit dhe përse ndryshoi version. Di variantin që dinë shumë të tjerë dhe që janë të gatshëm të dëshmojnë në prokurori. Ai është i inkurajuar nga ana ime që t’i ekspozojë faktet e tij dhe gjithçka që disponon për të treguar seriozitetin e tij, në këtë çështje”, tha Meta për mediat. Pyetjes së gazetarëve nëse kreu i Kuvendit ishte sot në takimin me Kryeministrin, ai ka preferuar që të mos e komentojë . “Nuk kam ndërmend të merrem më çështje që mund të ju interesoj në juve.  Jam këtu për të ju thënë juve se pjesën serioze të kësaj çështje e kam konsumuar prej 5-6 muajsh. Kam kërkuar të bëhen hetime dhe të zbardhet çështja. Të merret në mbrojtje jeta e dy deputetëve sepse ky është një shqetësim për ne”, komentoi kreu i LSI-së.

Për sa i përket përjashtimit të Tom Doshit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Meta tha se mbështet vendimin. “ Përshëndes veprimin e Partisë Socialiste për përjashtimin e Tom Doshit nga grupi parlamentar. Ai është një veprim që ndan politikën nga shantazhi dhe u jep fund praktikave të presionit mbi qeverisjen. Lidhur me versionin e djeshëm mund të them që nuk habitem, sidomos pas vendimit të grupit parlamentar për përjashtimin e tij. Ndërkaq Meta ka ironizuar deklaratat e opozitës, duke thënë se kryetari formal po merr si simbol të vërtetës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit një person si Tom Doshi. Ironia vazhdon me “këshilla”, duke thënë që Basha të ketë kujdes se mund të akuzohet edhe ai. “Kam një këshillë për kryetarin formal, që të jetë i kujdesshëm në deklaratat e tij. Doshi e ka të qartë planin e tij. Ai ndryshon versionet sipas dëshirës.  Një herë isha unë porositësi, një herë Agim Rama, kuanti i ish kryeministri dhe kësaj here mund të jetë kunati i kreut formal i Partisë Demokratike. Nuk ka asnjë provë që dëshmon përfshirjen e kreut të Kuvendit në një akuzë të tillë. Sipas Doshit shumë muaj më parë, porositësi ka qenë Agim Rama”, e përfundoi deklaratën Ilir Meta.

Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here