Meta, Canës: Faleminderit kapiten!

0

Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shprehet se jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar “Loriku”, është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë.

Meta i uron suksese Canës në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit.

“Faleminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë”, thekson presidenti Meta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here