Mësuesi më i famshëm në botë, si e shpjegon matematikën me stil magjie (VIDEO)

0

Mësuesi australian Eddie Woo ka fituar miliona ndjekës në të gjithë botën, me mënyrën energjike dhe të thjeshtë të shpjegimit të matematikës.

Ai i publikon videot e tij në Youtube, gjë që ndihmon pjesën më të madhe të studentëve.

Mësuesi i shpjegon leksionet në një mënyrë aq të thjeshtë dhe të bukur, duke përdorur stile magjie dhe i tërheq të gjithë.

Woo: Kur fillova të bëj këto video, kisha në mendje vetëm një student.

Ai ishte shumë i sëmurë dhe humbi shumë orë mësimi.

Kështu filluan të ndiqen në të gjithë botën dhe për mua ishte suprizuese.

Qyteti i dha atij një çmim për kontributin që ka dhënë në edukim, duke e vlerësuar si mësuesi më i mirë global.

Woo: Të mendosh për matematikë jo si një lëndë e frikshme, jo dicka që është vetëm për njerëz të vecantë.

Dua të mendojnë se është e kuptueshme, të hap rrugët e një universi që nuk e keni imagjinuar kurrë më parë.

Mund të dilni jashtë dhe të shihni petalet dhe mënyrën e një lule.

Gjithcka mund të shpjegohet me matematikë.

Gjithashtu mësuesi përdor metoda të ndryshme me studentët e tij, duke përdorur letra, apo objekte të tjera që të tërheqë vëmendjen e tyre, duke i mësuar më thjesht për këtë lëndë, që shpesh herë konsiderohet e komplikuar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here