Messi tregon momentin kur e kuptoi se nuk do të mund të ishte më lojtar i Barcelonës: Ishte si një dush i ftohtë

0

Lionel Messi po e mban konferencën lamtumirëse nga Barcelona në stadiumin ku kaloi shumë vite, “Camp Nou”.

Ai e nisi me lot në sy konferencën, ndërsa në vazhdim të saj u pyet edhe se a do të luajë për PSG-në në vazhdim.

Messi e tregoi edhe momentin kur e kuptoi se nuk do të mund të ishte më lojtar i Barcelonës.

“Kur e kuptova ishte si një dush i ftohtë. Po mundohemi të mësohemi me realitetin në çdo mënyrë. Kur të largohem nga këtu sot do të jetë edhe më e vështirë. Por, njerëzit e mi i kam afër dhe do të vazhdoj të luaj futboll. Dhe kur të filloj do të ndihem më mirë” – tregoi Messi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here